Policia italiane njoftoi sot arrestimin në Venecia të tre personave, me origjinë nga Kosova, dhe të dyshuar për kryerjen e një atentati në qytetin lagunar.
“Pasi kanë kuptuar radikalizimin fetar të të dyshuarve, forcat e sigurisë kanë mbledhur elemente të mjaftueshme për aktivitetet e tyre për të arrestuar tre personat dhe për të marrë në pyetje edhe një minoren, të gjithë me origjinë kosovare”, theksoi policia në një komunikatë.
Sipas të përditshmes “La Repubblica”, policia kishte vënë nën përgjim këta persona që prej disa muajsh dhe ishin dëgjuar të ekzaltuar të telefon pas atentatit pranë Parlamentit të Westminster në Londër që shkaktoi tre të vdekur më 22 mars.