Tre persona me ngjyrë të bardhë u vranë dhe një tjetër është plagosur, kur një person me ngjyrë i armatosur në Fresno, Kaliforni, në një sulm të dyshuar racor ka bërë të ditur policia.
Ali Muhammad kka shtënë 16 herë me armë në 90 sekonda të martën, tha shefi i policisë Jerry Dyer.
Ai bërtiti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe në momentin e arrestimit nga policia, por policia thotë se besohet se bëhet fjalë për një krim nga nxitja e urrejtjes dhe nuk ka të bëjë me terrorizëm.
Muhammad, 39 vjeç ka qenë në kërkim të policisë edhe për vrasjen e një roje të sigurisë jashtë një moteli në qytet javën e kaluar.
I dyshuari kishte shfaqur në mediat sociale urrejtje për njerëzit e bardhë dhe shprehu pikëpamjet anti-qeveritare, tha policia./KosovaPress/