Ka shkuar në 625 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tre viktima nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 625 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan lajmi.net.
Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 142 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 13 mijë e 420.