Aktuale

Tre të arrestuar për kanosje në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Suharekë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur me armë zjarri në një kafeteri dy persona tjerë.

Njësitet policore gjatë kontrollit te të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të tipit TT, ndërsa pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje 37-patrona të pushkës së gjuetisë, 16 patrona të zbrazët dhe 22 fishekë cal-7.62 mm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.