Aktuale

Tre të arrestuar në Obiliq, dy policë të lënduar

Tre persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, ndërsa, gjatë intervenimit në rast, nga të njëjtit, janë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /KosovaPress/