Aktuale

Tre persona të lënduar, Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicën e Veriut

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut afër fshatit Suhodoll.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Bane Radovic, ka konfirmuar se nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

“Në rrugën lokale të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, tek fshati Suhodoll pati një aksident trafiku ku pësuan lëndime tre persona. Tipat e veturave të përfshira janë një Golf 7 dhe një Tuaran”, tregoi ai për indeksonline.