Aktuale

Tre djem e dy vajza shoqërohen në polici për konsumim narkotikësh

Policia në Prizen ka shoqëruar për në stacionin policor tre djem dhe dy vajza të dyshuar se ishin duke konsumuar narkotikë.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, ku në vazhdën e hetimit të rasteve të vjedhjeve, grupi hetimor i drejtorisë rajonale të policisë, në mbështetje edhe të njësive tjera operative kanë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Nashec të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: një pushkë automatike e llojit të panjohur; sasi e vogël e marihuanës; një pako “rizlla” që përdorën për narkotik; një mulli për bluarjen e narkotikëve  dhe  një “bong” për thithjen e marihuanës. Janë shoqëruar për në stacion policor tre të dyshuar dhe pas intervistave, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari R. Thaçi ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në njoftimmin e PK-së.

Të tjerët janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme./KosovaPress/