Arsim & Kulturë

Trashëgimia kulturore e rëndësishme në bashkëpunimin fetar

U mbajt konferenca Trashëgimia Kulturore nga ambasada e Italisë dhe ajo e Shqipërisë.

Aty  u tha se qëllimi i saj është restaurimi i trashëgimisë kulturore dhe ruajtja e saj.

Ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, tha se Italia është shkatërruar shumë nga tërmeti i fundit dhe tashmë objekteve kulturore u duhet restaurim.

Kurse Arben Papa, zëvendësambasador i  Shqipërisë, tha se trashëgimia kulturore është shumë e rëndësishme sidomos në bashkëpunim fetar në vend./KosovaPress/