Mund të duket e pabesueshme por, këtë vit pritet të bëhet transplantimi i parë i kokës në historinë e mjekësisë.
Neuro-kirurgu italian Sergio Canavero, ka planifikuar këtë ndërhyrje që prej 30 viteve. Ai ka deklaruar se operacioni pritet të ndodhë gjatë muajit dhjetor.
Rusi Valery Spiridonov, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e muskujve të shpinës, do të jetë pacienti i parë në të cilin do të kryhet transplantimi i kokës.
Sipas italianit, operacioni do të përfshijë edhe ngrirjen e kokës së tij në temperaturës -15 gradë celsius, ndërsa pas ngrirjes do të bëhet transplantimi në trupin e një personi, truri i të cilit ka vdekur.
Operacioni pritet të kushtojë afro 10 milionë euro dhe do të zgjasë 36 orë.