Një burrë nga fshati Krishefc i Komunës së Skenderajt është vetëaksidentuar derisa ka qenë duke vozitur një traktor.Si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident ai ka ndërruar jetë të premten, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Në fshatin Krishefc të Komunës së Skënderajt të premten ka ndodhur një aksident me fatalitet”.
“Një burrë derisa ka qenë duke vozitur një traktor është rrokullisur dhe më pas i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.