Norma e kancerit të prostatës është në rritje, por kërkuesit kanë zbuluar një metodë të re, e cila do të trajtojë tumoret e pashërueshme, transmeton KosovaPress.
Studimet e reja kanë zbuluar se përdorimi i formës së radioterapisë iu lejon atyre për të shëruar sëmundjen.
Trajtimi i ri me rrezatim iu lejon mjekëve që të përdorin direkt një dozë të lartë të rrezatimit për trajtimin e kancerit të prostatës.
Rrezatimi është një lloj i zakonshëm i trajtimit të kancerit që vepron për të ndaluar qelizat të rriten dhe duke shkaktuar që ato të vdesin.
Në studimin e ri, shkencëtarët kanë zbuluar se trajtimi i ri mund të parandalojë përhapjen e kancerit të prostatës.
Në studim janë përfshirë 447 pacientë, ku 71 për qind e tyre kanë jetuar edhe pas trajtimit të ri të sëmundjes edhe për pesë vjet të tjerë.
Profesori David Dearnaley, thotë se ky trajtim mund të aplikohet në secilin burrë me kancer të prostatës, në mënyrë që të ketë përfitimet shëndetësore.
Një në tetë burra në Britaninë e Madhe janë të prekur nga kanceri i prostatës gjatë jetës së tyre.
Normat vlerësohet të shënojnë rritje prej 12 për qind ndërmjet viteve 2014 deri 2035, transmeton KosovaPress.