ShowBiz

Trailerët e filmave të rinj që duhet t’i shikoni këtë vikend

Largojeni pak mendjen nga Donald Trump për disa minuta, dhe shikoni trailerët e filmave të rinj që pritet të dalin.

Për të gjithë ata që adhurojnë filmat, këta janë 11 trailerët e rinj nga kjo javë:

Logan

Saga e fundit e Hugh Jackman si Wolverine duket me të vërtetë e mahnitshme, me një aksion siç jemi mësuar. Filmi do të publikohet më 3 mars.

Power Rangers

Ky është traileri i plotë i filmit Power Rangers. Është më se e qartë se ky do të jetë me të vërtetë një film i mirë. Filmi do të publikohet më 24 mars.

Santa Clarita Diet

Mendojmë se sa më pak që të dini për këtë film para se ta klikoni ‘play’, aq më mirë. Kështu që, definitivisht duhet ta klikoni ‘play’.

Deidra & Laney Rob a Train

Ky film është caktuar që të lëshohet më 17 mars. Filmi është një komedi rreth disa adoleshentëve të cilët vendosin të plaçkitin trena.

Colossal

Ky është një film që do ta doni. Në këtë film bëhet fjalë për një gjë aliene që po terrorizon Seulin. Shikojeni trailerin për ta parë se për çfarë bëhet fjalë. Filmi do të lansohet më 7 prill, transmeton Gazeta Express.

City of Tiny Lights

Ky është një film krim në Londër që bëhet fjalë rreth një detektivi që kërkon një grua të humbur. Filmi do të lansohet më 7 prill në Britani.

A Dark Song

Nëse ju kujtohet The Witch, atëherë A Dark Song është shumë i ngjashëm me të – një film horror mjaft i frikshëm.