Aktuale

Tragjike në Malësi të Madhe, 15-vjeçari var veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malësinë e Madhe në Shkodër.

Mësohet se në fshatin Boriç, Malësi e Madhe, në banesën e tij është gjetur nga familjarët, i vetëvarur E.L. 15 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër, përveç varjes në litar.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Shkaktim i vetëvrasjes”.