Aktuale

Tragjike në Babrru, digjet shtëpia, vdes fëmija 2 vjeç, shpëtohet një tjetër

Rreth orës 08:35, në lagjen Shpat, Babrru, ka rënë zjarr në një banesë, në të cilën ndodheshin dy fëmijë të mitur brenda saj.

Policia e Tiranës bën me dije se si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar .

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e fëmijës tjetër.

Policia thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.