Rajon & Botë

Tragjedia siriane, sulmi i dyshuar kimik, 70 të vdekur në Douma

Të paktën 70 persona kanë vdekur në një sulm të dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë, thonë shpëtimtarët dhe mjekët.

Forcat vullnetare të shpëtimit “Helmetat e Bardha”, publikuan imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume. Grupimi tha se numri i të vdekur me gjasë do të rritej.

Nuk ka pasur verifikim të pavarur të raporteve, shkruan BBC.

Qeveria e Sirisë i ka quajtur akuzat për një sulm kimik një “trillim”.

Departamenti amerikan i shtetit tha se raportet sugjeronin “një numër potencialisht të lartë të viktimave”, duke përfshirë edhe familjet në strehimore.

DASH tha se Rusia me “mbështetjen e palëkundur” të saj për qeverinë e Sirisë – “mbart përfundimisht përgjegjësinë” për sulmet e supozuara.
Disa grupe mjekësore, monitoruese dhe aktiviste raportuan detaje të një sulmi kimik, por shifrat ndryshojnë dhe ajo që ndodhi është ende e qartë.

Qendra Media Ghouta pro-opozitare shkroi në Tëitter se më shumë se 75 njerëz janë “mbytur”, ndërsa një mijë njerëz të tjerë kishin vuajtur efektet e sulmit të supozuar.
Ajo fajësoi një bombë fuçi që thuhet se ra me një helikopter, të cila përmbante Sarin, një agjent nervor toksik.

Bashkimi i Organizatave Mjekësore të Ndihmës, një organizatë bamirëse me bazë në SHBA, që punon me spitalet siriane, i tha BBC-së se Spitali Specialty Rural i Damaskut kishte konfirmuar 70 vdekje.