Drejtori i inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xheal Sveçla ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi në Kolovicë, ku humben jetën vëlla e motër.
Sveçla në arsyetimin e tij për dorëheqje ka fajësuar qeverisjen e kaluar si shkaktare për vdekjen e fëmijëve.
“Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve. Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetarë i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti. Jap dorëheqje nga Drejtoria e Inspeksionit ngase Lëvizja VETËVENDOSJE! do që të instalojë një mendësi tjetër qeverisëse.” – Xhelal Sveçla./KosovaPress/