Aktuale

Tragjedi në Shkodër, fëmija 5-vjeçar mbytet në lumin Kir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Shkodër. Mësohet se një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Kir.

Trupi i tij është gjetur nga kalimtarët, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital, por fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihet identiteti i tij dhe si ka rrjedhur ngjarja.