Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Kukës, pasi është mbytur në liqenin e Fierzës.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave viktima është identifikuar me inicialet E.A.
Në momentin e ngjarjes, 17-vjeçarja shoqërohej nga një shoqe e saj, shtojnë më tej burimet.