Rajon & Botë

Tragjedi: 239 emigrantë mbyten në Mesdhe

Të paktën 239 emigrantë janë mbytur sot në Mesdhe, pasi që ishin nisur nga bregdeti i Libisë, njofton OKB-ja.

Carlotta Sami, zëdhënëse e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, UNHCR, ka thënë se informata është konfirmuar nga dy të mbijetuar që uji i kishte sjellë në breg në ishullin italian, Lampedusa, transmeton Express.

Leonard Doyle, shef i Organizatës Ndërkombëtare të Emigrantëve, ka thënë se 4.220 emigrantë e kanë humbur jetën në Mesdhe deri tani gjatë këtij viti./Express/