NPK ”Trafiku Urban” i Prishtinës ka mohuar se ka bartur pasagjer për ditën e Vidovdanit në relacionin Mitrovicë- Gazimestan-Graqanicë dhe anasjelltas.
“Ne demantojmë këtëme faktin se të gjithë autobusët në pronësi të NPK ”Trafiku Urban”,kanë punuar sipas orarit të rregullt në linjën nr4 pa asnjëshkëputje në relacionettjera. Neju informojmë se disa persona fizik kanë përdorur në autobusët e tyre logon e Trafikut Urban pa pëlqimin dhe dijeninë e menaxhmentit të TU duke lidhur marrëveshje me një kompani tjetër për bartjen e pasagjerëve në relacionin e lart cekur”, thuhet në reagim.
Menaxhmenti i Trafikut Urban pas marrjes së kësaj informate do të merr masa ndëshkuese ndaj këtyre personave me shkëputje të kontratës për përdorim të jashtë ligjshëm të logos së Trafikut Urban në mënyrëtë pa autorizuar./KosovaPress/