Rajon & Botë

Trafikanti i organeve që gjuan refugjatë sirianë

Një shkreptimë krenarie përcëllon nga sytë e Abu Jaafarit, ndërsa e përshkruan punën që bën për të siguruar jetesën.
Dikur punonte si roje në një klub nate, mirëpo më pas u takua me një grup tregtarësh të organeve njerëzore.

Punë e tij është që të gjejë njerëz që janë aq të dëshpëruar sa të pranojnë të japin ndonjërin prej organeve të tyre në këmbim të parasë prandaj dhe fluksi i madh i refugjatëve nga Siria në Liban krijuan për të mundësi të mëdha, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

“Unë i shfrytëzoj njerëzit”, thotë ai, ndërsa vë në pah faktin se shumica e tyre mund të vriteshin lehtësisht në shtëpitë e tyre në Siri dhe se tani dhënia e një organi për ta ishte asgjë prej gjëje, në krahasim me tmerret që tanimë i kishin përjetuar. “Unë i shfrytëzoj ata”, përsërit, “dhe ata përfitojnë”.

“E di fare mirë se ajo që bëj është ilegale, por unë u ndihmoj njerëzve, kështu e shoh unë gjithë këtë punë”.