Aktorja Tori Spelling ka sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë.
43-vjeçarja ka lindur një djalë të shëndetshëm të enjten, dhe zbuloi emrin e tij në rrjetin social Twitter vetëm pak orë më pas, shkruan “DailyMail”. Aktorja postoi një foto bardhë e zi të dorës së vogëlushit të vendosur në atë të bashkëshortit të saj Dean McDermott, transmeton KosovaPress.
Në përshkrimin e fotos ajo shkruan “Jemi të lumtur tu bëjmë të ditur lindjen e anëtarit më të ri të familjes McDermott!”.
Më pas ajo bëri të ditur dhe emrin e vogëlushit, Beau Dean McDermott.
