Top Awards nesër mbrëma do të ndajë çmimet në kategoritë, nominimet e të cilave janë publikuar shumë kohë më parë.
Ky eveniment që synon të jetë nga më të mëdhenjtë në skenën muzikore shqiptare ka lënë jashtë kësaj liste shumë emra dhe këngë të suksesshme gjatë këtij viti, shkruan GazetaExpress.
Që nga publikimi i nominimeve pati reagime të shumta nga artistët por edhe nga publiku që në mesin e tyre nuk pa disa nga këngët më të ndëgjuara gjatë vitit.
Fillimisht ishte Genta Ismajli dhe Etnon, të cilët reaguan për hitin e tyre “Shake it” , i cili nuk është nominuar në asnjë kategori, megjithëse bashkëpunimi i tyre theu rekorde të mëdha ndëgjueshmërie.
Mënyra e nominimeve dhe prezantimeve nuk i pëlqeu as reperit 2po2, i cili pati reaguar menjëherë pas publikimit të tyre dhe tani një ditë para eventit ai konfirmon mospjesëmarrjen e tij, duke e quajtur event të dështuar dhe të kurdisur.
Një tjetër hit që u la jasht çdo kategorie është edhe kënga “Kalle” e Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës, e cila veç trojeve shqiptare arriti ndëgjueshmëri në vende të ndryshme të botës, por artistët kanë zgjedhur të heshtin duke mos reaguar asgjë ndaj këtij eventi.
E habitshme është lënia jashtë edhe e këngës “Dashni” nga Majk, e cila nga media të shumta u cilësua si kënga e vitit 2015 dhe futja në listë me emra të mëdhenj e Edona Vatocit apo Alban Ramosajt që nuk kanë shënuar ndonjë sukses gjatë këtij viti madje mbeten emra të panjohur për një pjesë të madhe të publikut.
Çmimet do të ndahen nesër dhe këta janë pretendentët për t’u shpërblyer:
FEMALE ARTIST OF THE YEAR
ELVANA GJATA
ERA ISTREFI
KIDA
ENCA HAXHIA
NORA ISTREFI
MALE ARTIST OF THE YEAR
ALBAN SKENDERAJ
LEDRI VULA
FLORI MUMAJESI
NOIZY
CAPITAL T
VIDEO OF THE YEAR
CAPITAL T – HITMAN
LEDRI VULA – KING
KRESHA FT. GJURMET – ERA
TROJA – A E MAN MEN
DUFFY FT. MIXEY – LIRI
GROUP OF THE YEAR
NRG BAND
ASGJE SIKUR DIELLI
TROJA
KAOS
AVANTGARDE ARTIST
ERA ISTREFI
EDONA VATOCI
NOIZY
MC KRESHA
TAR HIT OF THE YEAR
DHURATA DORA – NUMRIN E RI
NRG BAND FT. DJ ALDO – MOS U NDAL
MAJK FT. GHETTO GEASY – S’JENA MO
ALBAN SKENDERAJ – UNE EDHE TI
SAMANTA KARAVELLA – ASNJO SI UNE
MY MUSIC HIT OF THE YEAR
MOZZIK – DHEZU
2TON – ANI NASHT
ELVANA GJATA – LOVE ME
LEDRI – SRMN
NOIZY – GRANDE
COLLABORATION OF THE YEAR
LEDRI FT. ERA – SHUME PIS
ELVANA FT. BRUNO- LOVE ME LOVE ME
GHETTO GEASY FT. MAJK- SJENA MO
KIDA FT. MOZZIK- PREMTIME
FLORI MUMAJESI FT. 2PO2 – GONE GIRL
ARTIST TO WATCH
BRUNO
MOZZIK
ALBAN RAMOSAJ
2 TON
KIDA
SONG OF THE YEAR
ERA ISTREFI – BON BON
MAJK FT. GHETTOGEASY – S’JENA MO
ELVANA FT. BRUNO – LOVE ME LOVE ME
ERA FT. LEDRI – SHUME PIS
NOIZY – NUMBER ONE
KIDA FT. MOZZIK – PREMTIMET
2TON – ANI NASHT
FLORI MUMAJESI FT. 2PO2 – GONE GIRL
MC KRESHA FT. GJURMET – EJA
ALBAN SKENDERAJ – UNE DHE TI