Aktuale

Tomë Gashi: Shqipëria shtet shumë më normal se Kosova (Video)

Deportimi i Boiken Abazit, i cili është anëtar i Kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe depërtimi i Arbër Zajimit, po ashtu anëtar i kësaj Lëvizje, që të dy nga Shqipëria janë cilësuar si antiligjore.

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar nw emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel se në rastin e Boiken Abazit dhe Arbër Zajmit ka shkelje të ligjit për të huaj, i cili është miratuar nga parlamenti dhe është shkelur përsëri nga vetë ata.

“Për Boikenin është dhënë masë e pakuptueshme, të cilit përveç dëbimit me dhunë i është ndaluar edhe hyrja në Kosovë. Derisa Arbëri ka pasur ndalesë për dy muaj dhe tanimë ka afat të kaluar”, ka thënë Gashi.

Ai ka akuzuar institucionet e Kosovës për masat që po i ndërmarrin ndaj shtetasve të Shqipërisë.

“Ne jemi diskriminues ndaj shqiptarëve të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria këtë nuk e bënë për kosovarët, pasi që ata janë shtet shumë ma normal se ne”, ka thënë Gashi në “Kontakt”.

Avokati ka folur edhe për rastin e klientit tjetër të tij, Azem Syla dhe për mandatin e EULEX-it, ku aktualisht nuk ka ende shqyrtim të rasteve nga këta të fundit të paktën deri me 1 korrik./Tribuna/

Ndiqeni intervistën e plotë në video: