U akuzua se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në SHBA derisa sa ishte në një trajnim për punë. Por togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ismail Sekiraqa, u kthye faqebardhë në vendlindje, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat kundrejt tij.
Gjykata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot gjatë ditës e shpalli të pafajshëm togerin. Ai është liruar nga të gjitha akuzat dhe sot gjatë ditës është kthyer për në Kosovë.
Në një njoftim për media nga ana e MFSK’së thuhet se togeri Sekiraqa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) ka ndjekur trajnimin bazik për oficer të njësisë së Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike (MKAB), nga 16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy paleshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes Togeri së shpejti do ti kthehet punës së tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
