Rajon & Botë

Tmerrohet Japonia: 140 ndërtesa përfshihen nga zjarri (Foto)

Të pakën 140 ndërtesa janë kapluar nga zjarri në një qytet të vogël japonez, si pasojë e erërave të forta.

Departamenti i Zjarrit i Japonisë thotë se flaka u ndez në një restorant në qytetin Itoigawa të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale, transmeton Express.

E deri në mesditë, 140 ndërtesa dhe shtëpi janë përfshirë nga zjarri. Zjarri është duke u përhapur edhe më shumë.

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e 273 shtëpive./Express/