Ministri i brendshëm i Spanjës, Joaquim Forn, ka deklaruar se në sulmin terrorist në Barcelonë kanë vdekur të paktën 13 persona dhe më shumë se 50 të tjerë janë të lënduar.
Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në sheshin ikonë “Las Ramblas”, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin.
Policia konfimoi përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.





















