Aktuale

Tmerr i vërtetë: Gjendet e vdekur një vajzë në tualetet e Qendrës Tregtare

Një vajzë e moshës 25-30 vjeçare gjatë ditës së djeshme është gjendur e vdekur në tualetet e Qendrës Tregtare “Skopje City Mall”, njofton Zhurnal.

Sipas informatave të para, arsyeja ka qenë mbidoza e drogës. Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar për autopsi, ndërsa shkaqet zyrtare për vdekjene e saj do të bëhen të ditura ditëve në vijim.

Nga MPB e vërtetuan rastin por nuk japin informata më të hollësishme./Zhurnal.mk