Aktuale

Tmerr në Tiranë, i riu pret damarët në sy të policëve (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pas Muzeut Historik.

Sipas burimeve të gazetës Express, raportohet se një djalë i ri po grindej me një vajzë për arsye ende të paqarta.

Në grindje e sipër, ka mbërritur policia, e cila ka tentuar që të qetësojë gjendjen.

Por, në këto momente i riu pret damarët në prani të policisë. Siç duket edhe në këtë video, ai është shtrirë në tokë duke bërtitur dhe lëvizur këmbët.

Gjithashtu, mësohet se i riu është dërguar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm.