Të paktën tre persona janë lënduar kur një person para një shkolle të mesme në afërsi të Tuluzit qëllimisht me automobil hyri në mesin e nxënësve.
Këtë e ka bërë të ditur një burim i policisë franceze.
Dy nga tre personat kanë marrë lëndime të rënda, transmeton Reuters.
Vozitësi i automobilit, i njohur më herët për policinë, është arrestuar në vendin e ngjarjes.