Ky është një nga momentet prekëse që kanë pushtuar botën nga lufta në Siri.
Javë më parë një fëmijë që kishte shpëtuar nga një sulm me bombë tronditi botën me pamjen e tij, kurse së fundi është publikuar një video tjetër po aq prekëse, kur një punëtor ia shpëton jetën një foshnje.
Punëtori i shpëtimit që shpëtoi një foshnje nga gërmadhat e një ndërtese të bombarduar sot është shndërruar në lajm, transmeton Koha.net.
Ai është në rrezik për jetë ngaqë e ka pësuar nga një sulm me bombë fosforike, që shumë lehtë mund të jetë shkaktare për vdekjen e tij.
