Aktuale

Tiranë, vritet me thikë një 34 vjeçar

Mbrëmë vonë rreth orës 22:05, në rrugën “Parisi”, Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta është palgosur me thikë në bark personi me iniciale O. K., 34 vjeç.

Ai u u dërgua menjëherë në S.Q.U. ku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, i cili është A. D., 55 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tij.