Aktuale

Tiranë, qëllon për vdekje ish-bashkëshorten

Një 39-vjeçare ka mbetur e vrarë nga plumbat e ish-bashkëshortit rreth orës 14.00 të së enjtes.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se Fildes Hafizi, 39 vjeçe, është qëlluar me armë brenda në automjetin e saj nga ish bashkëshorti Fadil Kasemi, 53 vjeç.

Autori është arrestuar, ndërkohë që është sekuestruar dhe arma e krimit. Por Kasemi ka tentuar edhe dy vite më parë të vrasë ish bashkëshorten, në plazhin e Golemit, ngjarje e ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit./TCh/