Aktuale

Tiranë, dhunohet nga dy persona i riu me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Tiranës.

Sipas policisë një i ri me aftësi të kufizuara është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

Denoncimin në policisë për ngjarjen e ka bërë i ati i djalit. Ai ka thënë para uniformave blu se pranë banesës, 2 persona i kanë dhunuar djalin 20-vjeçar R.O., i sëmurë tetraplegjik.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, shtojnë të njëjtat burime.