Aktuale

Tiranë, 35-vjeçari qëllon me armë tre vëllezër

Mëngjesin e sotëm një 35-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të tre personave, vëllezër me njëri-tjetrin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35 në rrugën “Sadik Petrela” .

Sipas policisë, me marrjen e njoftimit, është mundur të vihet në pranga në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 4, 35-vjeçari Leonard Kaçaniku.

Ai ka qëlluar gjatë një konflikti  me 3 vëllezërit K. B, 38 vjeç, Sh. B, 34 vjeç dhe E. B, 36 vjeç.

Personit ju gjet një armë tip “Beretë”, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 2 herë në drejtim të tre vëllezërve.

Grupi hetimor në vendngjarje  për momentin ka gjetur një gëzhojë.