Një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku sipas policisë se viktima është 24 vjeçari Endri Dhimitri, nga Përmeti.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë hemorragjia e brendshme, duke i shkaktuar humbje të mëdha gjaku dhe për pasojë edhe jetën.
Por i riu, vetëm 4 ditë më parë ishte në Qendrën e Traumës, ku u vizitua nga mjekët për dhimbjet e forta që kishte në stomak, raporton Balkanweb. Kjo përbën edhe pistën e hetimit të policisë e cila dyshon se të riut i është dhënë mjekimi i gabuar çka ka rezultuar fatal për të. Megjithatë, nuk përjashtohen as pistat e tjera, pasi dyshohet se në momentin e vdekjes i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.
Për të dhënë shkakun e vërtetë të ngjarjes, do të jetë autopsia që do të tregojë nga çfarë humbi jetën 24 vjeçari.