Aktuale

Tirana e mbytur nga retë e kuqe të pluhurit

Sipas sinoptikanëve, këtë vit retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët në kryeqytetin shqiptar për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të t’i shoqërojë deri në fillimin e javës.

Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të ketë shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent./lapsi