Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson zhvilloi sot një vizitë të papritur në Kabul, ku u takua me presidentin e vendit, Ashraf Ghani.
Qëllimi i takimit kishte të bëjë me strategjinë e re amerikane në Afganistan, njoftoi Ambasada e SHBA-ve në Kabul, në një mesazh në rrjetin social Tëitter.
“Tillerson, për të cilin është vizita e parë në rajon që prej marrjes së funksionit ka shprehur qartë angazhimin për të punuar në favor të paqes në rajon”, theksoi komunikata e përfaqësisë amerikane.