Pas vizitës së papritur në Afganistan, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mbërriti sonte në një vizitë po ashtu të paparalajmëruar në Irak.
Tillerson do të takohet me kryeministrin, Hajder El Abadi dhe presidentin Fuad Masum.
Siç njoftojnë mediat, Sekretari amerikan ka shumë të ngjarë të përsërisë mbështetjen e SHBA-ve ndaj Irakut të bashkuar, pas referendumit të pavarësisë së Kurdistanit i mbajtur më parë.