Rajon & Botë

Tillerson kërkon zbutjen e bllokadës ndaj Katarit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i ka bërë thirrje të premten Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të Gjirit Persik që të zbusin bllokadën ndaj Katarit, duke theksuar se ajo ka pasoja humanitare dhe ndikon në luftën kundër Shtetit Islam të udhëhequr nga SHBA-të, transmeton KosovaPress.

“Presim që këto shtete të ndërmarrin menjëherë hapa me të cilët do të qetësohet situata, si dhe të bëhen përpjekje të sinqerta për të zgjidhur kontestet reciproke”, ka thënë Tillerson në një deklaratë të shkurtër për media, transmeton Reuters.