Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Rex Tillerson, tha të dielën se shkarkimi i tri raketave balistike nga Koreja e Veriut këtë javë ishte një akt provokues, por Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje paqësore.
“Ne e konsiderojmë atë si një akt provokues kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë,” tha Tillerson në një intervistë për Fox News .
“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë të presionit paqësor, duke punuar me aleatët, duke punuar edhe me Kinën për të parë nëse mund ta sjellim regjimin në Phenian në tryezën e negociatave”, shtoi, transmeton KosovaPress.