Rajon & Botë

Tillerson: Jemi gati të bisedojnë me Kim Jong-un pa kushte

SHBA-ja është gati të ulet në tavolinë me Korenë e Veriut pa kushte paraprake, deklaroi sot shefi amerikan i diplomacisë, Rex Tillerson.

“Nuk është realiste që të thuash se do të diskutojmë me ju vetëm nëse ju vini në tavolinën e bisedimeve të gatshëm për të braktisur programin tuaj bërthamor”, tha ai gjatë një konference në Uashington.

Deri tani, SHBA-ja theksonte se çdo negociatë duhej të bëhej vetëm për denuklearizimin e gadishullit korean.

the authorE B