Tani është bërë e ditur se tifozi i ri quhet Matis, kurse qëndrimet e tij do t’ju bëjnë të mendoni dy herë.
“Tifozit të Francës i kam thënë se edhe skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë dhe se ata e merituan ta fitonim Evropianin, por Rui Patricio ishte fantastik dhe Portugalia e lexoi shumë mirë taktikën e Didier Deschamps”, deklaroi ai për televizionin belg, “RTL”, përcjell “Lajmi.net”.
Matis është biri i një çifti portugez dhe francez dhe ai ka thënë se është rritur me mësimin se: “duhet t’i ngushëllojmë edhe ata që nuk i njohim”.
“Pasi kam qenë i mirë në shkollë, nëna më lejoj ta ndjek finalen nga zona e tifozëve në Paris. Para përfundimit të ceremonisë dhe ndarjes së medaljeve, nëna më tha se duhet të nisemi sepse shumë të tjerë mund të jenë të dehur dhe filluan të sillen në mënyrë të pahijshme. Andaj, derisa ishim duke shkuar më ra në sy tifozi i Francës që ishte duke qarë”, theksoi ai. “Më vjen shumë keq kur dikush qan për shkak të një humbje dhe kam vendosur që t’i afrohem dhe së paku ta ngushëlloj pak”, u shpreh Matis.
Për të gjithë ju që nuk e keni parë, ky është gjesti i Matis që u bë lajm në botë.
https://youtu.be/RsxKdvEm36M