Aktuale

Tifozët e Novi Pazarit “çmendin” serbët: Kosova është më lartë se Serbia (Foto)

Ndeshja e xhiros së shtatë në Superligën e Serbisë me vendasve të Novi Pazarit dhe Crvena Zvezda, ka kaluar nën tensione të mëdha.

Crvena Zvezda e fitoi bindshëm 1:4 ndeshjen, por mediet në Serbi kanë filluar të marren me tifozët vendas të Novi Pazarit.

Blic.rs po i cilëson si skandaloze thirrjet e tifozëve vendas.

Tifozët e Novi Pazarit gjatë kësaj ndeshje, jo pak herë kanë brohoritur “Kosova është më lartë se Serbia”, dhe kjo ka sjellë pakënaqësi të mëdha te mediet e këtij vendi, përcjell Lajmi.net.