Aktuale

Thyhet shtëpia në Suhadoll, vidhen mjete pune

Ankuesi, i përkatësisë serbe nga fshati Suhadoll i Mitrovicës ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur i është thyer shtëpia dhe objekti ndihmës, pronë e një femre, e përkatësisë serbe, ku aty janë vjedhur disa mjete pune.

Vlera e mjeteve të vjedhura sipas ankuesit është rreth 740 euro. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/