Është thyer në orët e para të mëngjesit të sotëm shtabi i Lëvizjes Besa në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës.
Sipas informatave, një dëshmitar e ka dëgjuar zhurmën rreth orës 03.40 në mesnatë, kurse thyerja e xhamave është vërejt në ora 5 të mëngjesit. Si duket edhe në këtë cikël zgjedhor, incidentet kanë lënë për të dëshiruar, pasi kjo nuk është hera e parë që thyhet një shtab partiak. Policia ka qenë në vendin e ngjarjes për ekspertië dhe ka marrë masa për gjetjen e autorëve.


