Aktuale

Thyhen xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë në Gjakovë (Foto)

Qytetarët e Gjakovës të revoltuar me ardhjen e atyre që serbët i quajnë pelegrinë, kanë thyer xhamat e autobusit me të cilin me masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës, “pelegrinët” serbë hynë në Gjakovë.

Nënat e viktimave thonë se në mesin e “pelegrinëve” ka edhe kriminelë serbë të përfshirë në masakrat në Gjakovë gjatë vitit 1999, raporton KTV.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për sulmin ndaj autobusit.