Aktuale

Thumbimi i deputetit të LDK-së ndaj Vetëvendosjes për Gjykatën Speciale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka folur për ‘skandalet’ e Qeverisë dhe deputetëve të kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se në vazhdimësi të skandaleve është ndërmarrë një nismë nga 11 deputet për amnistimin e deputetëve nga veprat penale.

Jemi të detyruar të reagojmë nga skandalet që po na vinë nga Qeveria dhe deputetëve të Kosovës.

“Në vazhdën e këtyre skandaleve 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë një nismë legjislative për amnistmin apo faljen e deputetëve që kanë kryer vepër penale në sallën e Kuvendit të Kosovës, gjatë periudhës nga muaji gusht i vitit 2015 deri në muajin maj 2017”, ka thënë Selamni

“Përmes këtij projektligji synohet të ju jepet amnisti të gjithë deputetëve nga veprat e penale të kryer si kontroll apo posedim i pa autorizuar i armeve, përdorim i armëve, pengim i personit zyrtare gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe veprave të tjera. LDK e konsideron si të dëmshëm dhe të pakuptimtë për ndërtimin e shtetit të së drejtës”, ka thënë Selmani gjatë seancës së kuvendit që është duke u zhvilluar.

Ai më tej ka thumbuar edhe disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sipas tij kanë përkrahur inicativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Kjo nismë bashkë me nismën për Gjykatën Speciale po dëshmon se subjektet politike që janë pjesë e koalicionit të Qeverisës dhe për këtë fat të keq figurojnë edhe disa deputetë nga VV, po tregon se disa deputetë nga qeveria dhe deputetët e tjerë i kanë shpallur luftë sistemit të drejtësisë”, ka thënë Selmani./Insajderi.com