Reperi i famshëm nuk ngurron t’ia shprehë pëlqimin publikisht Loredanës.
Së fundmi kanë qarkulluar zëra se Loredana Zefi është në lidhje me reperin e famshëm, Zuna, shkruan lajmi.net.
Dyshimet u shtuan pasi ishin bashkë në festën e organizuar për Shën Valentin e tani edhe kur i komentoi pranë një fotografie në të cilën Loredana shihet se e ka ndryshuar pamjen.
Reperi ka komentuar disa emoji me flakë tek fotoja e reperes, duke treguar haptazi pëlqimin që ka për të. /Lajmi.net/