ShowBiz

Thjeshtësia e bën të veten, publiku e do akoma (Foto)

Ajo është këngëtare, aktore e tekstshkruese. Po flasim për Rozana Radin e cila ka kohë që është përkushtuar në botën e modës.

Këngëtarja ndonëse nuk është treguar aktive me videoklipe, ajo nuk është harruar dhe mbarapa saj ende qëndron një publik i besueshëm, shkruan Indeksonline.

Rozana tashmë ka hapur studion e saj të fustaneve dhe ato i reklamon vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram. Por, këngëtarja shpesh publikon edhe fotografi të vetes së saj e ajo që bie në sy janë komentet e ndjekësve të saj.

Po të shikosh komentet nëpër fotot e Rozit, krejt çka sheh janë fjalët pozitive për këngëtaren, e kjo nënkupton që veprat e saj e këngët ende flejnë tek publiku, ndonëse Rozana është fokusuar tek një sferë tjetër për të çuar përpara karrierën e saj.